A do hiqet përmendorja e “Aleksandrit të Madh” nga sheshi i Shkupit? Gërçev thotë se është ndërtim pa leje

Thuajse 90% e përmendoreve të ndërtuara në projektin Shkupi 2014 janë të papërfunduara, të ngritura kundër kushtetutës dhe ligjeve, thotë profesori Miroslav Gërçev i cili drejton grupin e punës në ministrinë e kulturës e cila punon në revizionin e projektit urbanistik, transmeton Zhurnal.mk

Në raportet e dhëna ky grup rekomandon zhvendosjen e një pjese të madhe të përmendoreve përfshirë këtu edhe Andon Lazov Janev, por edhe atë të Nënë Terezës edhe pse nuk ka përfunduar akoma.

“Bëhet fjalë për material të dëmtuar ose të vjedhur i cili fillimihet duhet të ketë masat e gjykatës që të hetohet dhe më pas kthehen paratë tek qytetarët, thekson kështu Gërçev.

Ndërkohë që profesori thotë se duhet larguar edhe përmendorja e Aleksandrit pasiqë është ndërtim pa leje.

“Ato që mendojnë se largimi i përmendoresh është dobësi ndaj Greqisë gabohen sepse duhet të pyesin veten se ku ishim para 10 viteve kur ishim bllokuar komplet, e për 10 vite ne u kthyem 100 vite prapa”, ka thënë Gërcev, ndërkohë që komisioni i formuar nga ministria e kulturës për revizion të projektit Shkupi 2014 tashmë ka bërë gati elaboratin për përmendoren e Aleksandrit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu