Hiseni: Më pëlqeu gjesti ku Siljanovska shkroi shqip, po thyhen tabu

Fari Hiseni nga VLEN në Daily Click tha se Fronti Europian, që ende është në pushtet, duhet të kërkojë përgjegjësi juridike për atë që presidentja e re, Gordana Siljanovska Davkova nuk përmendi emrin zyrtar të shtetit gjatë betimit të saj. Hiseni thotë se e sheh si pozitive që një grua për herë të parë kalon në krye të shtetit.

“Më pëlqen vetëm një send, se në Maqedoni kanë nisur që të thyhen disa tabu. Dmth të mos kemi më ato dilema apo ato kokë dhimbje se a mund të udhëhiqet një institucion prej një gruaje apo për një burri, për arsye se prapë se prapë është zonja e parë që e merr atë pozitë, më pëlqen ky fakt që thyejmë tabu, të jetë një deri e çelur edh e për rininë në të ardhmen”, theksoi Hiseni.

Hiseni e vlerësoi edhe shkrimin e Siljanovskës në gjuhën shqipe në urimin që ia kishte dërguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Një ndër të parët që e uroi Siljanovskën ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Një gjest tjetër që ishte shumë i mirë nga ana e …, jo që dua ta lavdëroj, por më pëlqeu gjesti i presidentes së re, që ia ktheu në gjuhën shqipe urimin”, pohoi Hiseni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu