Historia interesante e Luka Modriç

Konsiderohet një gjeni i mesfushës derisa shumë e quajnë “Luka me plot fat”. Biografia e Luka Modric është plot me fakte tepër interesante që nga koha e tij si fëmijë.

Dikur shumë pak fakte për të. Për jetën e tij për brenda dhe jashtë fushës, për familjen dhe shumë gjëra të tjera që nuk janë ditur për të.

Ai lindi më 9 shtator të vitit 1985 në Zadar të Kroacisë.

Modric qysh i ri u detyrua që të largohet nga shtëpia e tij shkaku që serbët kishin sulmuar fshatin e tyre gjatë luftës së Bosnjes. Nëna e tij, Radojka Modric isahte një punëtore tekstili kurse babai, Stipe Modric, ishte një mekanik i ushtrisë, i cili riparonte makina për ushtarët kroat gjatë luftës.

Luka thuhet se kishte pasur përvoja të tmerrshme gjatë Luftës kroate në Zadar.

“Ai ishte një djalë që luante vazhdimisht në parkingun e hotelit”, ishin fjalët e NK Zadar, Josip Bajlo kur ai ishte fëmijë. “Ishte i dobët dhe më shtatshkurtër se të tjerët për moshën e tij, por mund ta shikonit se ai në vete kishte diçka speciale.

Luka vazhdimisht është gjykuar për atë së është i shkurt. Ai ishte konsideruar i vogël dhe i dobët si një dikush i cili nuk ka trup për të luajtur futboll. Vetëm një person ishte i bindur që ai do të ishte një lojtar i madh. Topi duket “bukur në këmbët e tij” përderisa Luka vazhdonte të luante në një dhomë hoteli me familjen e tij.

Një mënyrë që ai të shihet se a është futbollist i mirë ishte të shkonte në prova më të rinj. Kjo mundësi erdhi me në fund.

• Kush e pranoi atë në fillim të karrierës

Prova e parë e Lukas ishte në Hajdukun e Splitit. Fatkeqësisht, siç thonë të tjerë, ai ishte refuzuar nga Hajduku pikërisht për shkak të gjatësisë dhe anës fizike të tij.

Ende nuk është se çfarë bëri Zoti që ndryshoi këtë tregim. Duket se ishte destinuar që Luka të jetë një lojtar i madh. I riu Luka fillon të stërvitet për të rritur fuqinë e fortë. Ai më vonë bëri që njerëzit e tjerë të mendojë për atë se ai ishte i vogël dhe fizikisht i dobët. Kjo erdhi në një kohë kur njerëzit e quajtën sukses i “ngushtë” kur ai u pranua në Dinamo Zagreb. Ishte i lumtur sepse këtu filloi karriera e tij.

Modric, shumë shpejt arriti që të hy në ekipin e parë dhe ata treguan besim në kualitetin e tij. Dinamo Zagreb i zgjati kontratën 10 vite. Ai kishte një fillim të ngadaltë, filloi të rritet dhe tashmë ishte një pjesë kruciale për zyrtarët e klubit.

Për përvojë, Luka u huazua në Zrinjski Mostar pasi luajti për Dinamo Zagreb. Kjo ishte pika ku ai filloi të luaj mirë. Ai po ashtu kishte një huazim në Inter Zapresic në Bosnje.

Pasi tregoi maturi, ai kthehet për të debutuar për Dinamon më 2005. Ai fitoi tri herë radhazi titullin dhe kupën. Luka mori çmimin e parë si lojtari më i mirë i Kroacisë në Prva HNL më 2007.

• Kalimi nga Tottenham te Real Madrid

Më 2008, ai u transferua në Premier League, tek Tottenham Hotspurs, ku i udhëhoqi Spurs për herë të parë për në Champions pas pothuajse 50 viteve, duke arritur në çerekfinale të kësaj gare më 2010-11.

Pas sezonit 2011-12, ai u largua për në Real Madrid për 33 milionë funte. Të tjera janë histori dhe tani Luka Modric është fitues i Topit të Artë.

• Kush është gruaja e Lukas

Tregimi i dashurisë së Luka Modric është Vanja Bosnic.

Ata filluan të takohen në vitin 2006, gjatë kohës së rikthimit të tij nga huazimi në Dinamo Zagreb. Luka e bëri atë agjente përderisa ai i besonte sepse ishte gruaja e ëndrrave të tij.

Në fakt, Vanja është një grua e fortë që qëndron pas Luka Modric. Ajo ishte truri që qëndroi pas transferit të tij në Tottenham dhe mandej në Real Madrid.

Luka Modric gjithmonë thotë se ende është marrëzisht i dashuruar në sytë e saj të gjelbër, fytyrën e bukur dhe gjatësinë dhe këmbët e saj të bukura.

Nga martesa e tyre ata kanë djalin Ivanon, Eman dhe Sofian.

Modric konsiderohet shembull për jetë të qetë në familje. Ai beson se të tjerët duhet ta shohin si futbollist e jo si një të famshëm.

• Modric fiton Topin e Artë

Luka Modric i ka dhënë fund dekadës se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, duke fituar sot në Paris Topin e Artë

Kroati pati sukses të madh në Ligën e Kampionëve, ku fitoi tri herë me radhë me Real Madridin, derisa me skuadrën e tij modeste, Kroacinë, arriti në finale të Botërorit në Rusi që u mbajt këtë verë.

Prej 2008 ky çmim është ndarë në mes të Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldos.

Por kësaj here Modric u votua më 753 pikë, duke u përcjell nga ylli i tanishëm i Juventusit, Cristiano Ronaldo më 476 pikë.

Antoine Griezmann është i treti më 414 pikë, pastaj Kylian Mbappe më 347 pikë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu