Historia misterioze e avionit të braktisur në mes të shkretëtirës

Një aeroplan 747 që ishte një atraksion kryesor në Burning Man të këtij viti është ende në shkretëtirë Nevada.

Aeroplani tani qëndron i braktisur në shkretëtirën e zezë, pasi u zhvendos rreth 12 milje nga vendi ku ishte marrë, shkruan ‘Daily Mail’, transmeton Indeksonline.

Byroja Amerikane e Menaxhimit të Tokës në Nevada (BLM), që menaxhon Black Rock Desert, tha se pronarët duhet ta heqin atë.

Big Imagination pretendojnë se ata nuk e kanë braktisur avionin dhe këmbëngulin se kanë një plan për ta zhvendosur atë në një objekt depozitimi aty pranë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu