Historike, për herë të parë çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës diskutohet në Senatin amerikan

Për herë të parë çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është diskutuar në Senatin amerikan. E pikërisht sot, në seancën dëgjimore mbi angazhimin amerikan në Ballkan, senatori Bob Menendez kërkoi nga administrata amerikane që të angazhohet për çështjen e shqiptarëve të Luginës, e specifikisht për pasivizimin e adresave.

Poashtu senatori Menendez në këtë seancë dëgjimore nënvizoi se pakica shqiptare në Serbi i nënshtrohet diskriminimit të vazhdueshëm nga Serbia.

“Kam dëgjuar se shqiptarët etnik në Luginën e Preshevës i nënshtrohen një diskriminimi të vazhdueshëm. Atyre iu merren lejet e njoftim8it dhe të tillët mbeten pa shtetësi”, ka deklaruar kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit amerikan, Bob Menendez.

Kisha fatin dhe nderin e veçantë që me 2 mars së bashku me delegacionin nga Lugina të takohem me Kryetarin për politikë të jashtme në Senatin amerikan, senatorin Bob Menendez.

Këshilltarja Politike e Kryeministrit të Republikës së Kosovës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc ka thënë se kishte fatin dhe nderin e veçantë që me 2 mars së bashku me delegacionin nga Lugina të takohen me Kryetarin për politikë të jashtme në Senatin amerikan, senatorin Bob Menendez.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu