Historike, Ramush Haradinaj shpall 28 nëntorin ditë pushimi në Kosovë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vendosur që 28 Nëntori të shpallet ditë pushimi.

Përmes një letre dërguar Ministrit të Administratës Publike, Mahir Yagcilar, e njofton se dita pavarsisë së Shqipërisë, të shpallet ditë feste dhe pushimi në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Një veprim patriotik i Haradinajt për të treguar se jemi një komb, kemi të njëjtat tradita dhe se festojmë njësoj.

Njoftimi i plotë:

“Me rastin e Ditës së Flamurit, mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, kam marrë vendim që 28 Nëntori, të shpallet ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t’i respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare. Vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik.”-u shpreh Haradinaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu