Hoti dhe Kurti akuzojnë njëri-tjetrin në mediumet amerikane

Kryeministri Avdullah Hoti, dhe ish-kryeministri Albin Kurti, gjatë ditës së sotme në mediumet amerikane akuzuan njëri-tjetrin pas prishjes së koalicionit qeverisës LVV-LDK.

Hoti për Zërin e Amerikës ka thënë se ata kanë qenë të sinqertë por se ish-partneri i koalicionit LVV ka bërë veprime që nuk kanë qenë të pranueshme për ata.

“Tash unë besoj që këto janë më shumë retorikë, retorikë politike e opozitës e partisë që tash është në opozitë. Ne kemi qenë mjaft të sinqertë në atë koalicion, por ish partneri ynë i koalicionit nuk e ka respektuar marrëveshjen që kemi pasur si partner të koalicionit dhe sigurisht për LDK-në kanë qenë të papranueshme ato veprime dhe ka ardhur tek situata të cilën e kemi parë. Tash kemi një qeveri të re me mandat të plotë kushtetues për të çuar përpara dhe mbrojtur interesat e vendit”, ka thënë Hoti.

Ndërsa Kurti për Radio Evropën e Lirë deklaroi se Qeveria Hoti është qeveri e paligjshme, meqenëse është paraprirë nga një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese.

“Është në kundërshtim me Kushtetutën dhe në këtë mënyrë, kjo gjykatë, në vend se të jetë gjykata më e lartë në republikë, është gjykata kulmore e kapjes së shtetit”.

“Prandaj, nga ky aspekt, qeveria aktuale është qeveri e paligjshme. Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është i papranueshëm për ne”.

“Ndërkaq, në anën tjetër, kjo është sërish e paligjshme për shkak se u kantrabandua në kuvend nga presidenti. Pra, nuk është vullnet politik nga poshtë, as nga brenda kuvendit, por nga presidenti që ndodhet jashtë”, ka thënë Kurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu