Hoxha: Maqedonia e Veriut dhe Turqia vazhdojnë të ndërtojnë partneritet në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit agro-ushqimor

Zëvendësministri për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, Albrim Hoxha ka realizuar një takim me zëvendësministrin e Bujqësisë dhe Pylltarisë së Turqisë, Ahmeti Bagci transmeton InfoShqip.com

Ai ka theksuar se partneriteti i fortë mes dy shteteve RMV-Turqi po vazhdon të forcohet edhe më tepër.

Postimi i plotë

“Maqedonia e Veriut dhe Turqia vazhdojnë të ndërtojnë partneritet të mirë dhe komunikim të afërt në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit agro-ushqimor.

Në kuadër të Konferencës Rajonale të FAO-s në Taxhikistan, zhvillova takim me zëvendësministrin e Bujqësisë dhe Pylltarisë të Republikës së Turqisë, Ahmet Bagci.

Përveç bujqësisë dhe zhvillimit rural, me theks të veçantë biseduam për tregtinë agro-ushqimore mes dy vendeve, digjitalizimin e sektorit dhe shkëmbimin e përvojave në politikat moderne bujqësore.

Pjesë e diskutimeve ishte edhe e ardhmja e FAO-s dhe prioritetet e organizatës në periudhën e ardhshme.

Diskutuam gjithashtu për mundësitë e bashkëpunimit në menaxhimin e ujërave, pylltari, sigurimin bujqësor, si dhe për forcimin e lidhjeve ndërmjet institucioneve dhe sektorit privat të të dy vendeve.” – ka shkuar Hoxha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu