Huawei prezanton një telefon palosës

Kompania Huawei ka prezantuar një telefon të ri palosës për tregun kinez, i cili është rival i serisë Galaxy Flip të Samsungut, shkruan TechnoNews.

Bëhet fjalë për modelin Huawei Pocket S, i cili është i disponueshëm në disa ngjyra dhe që është një version pak më i dobët i smartfonit P50 Posket të vitit të kaluar. Një kompromis është bërë në rastin e procesorit dhe kamerës për të mbajtur çmimin rreth 800 dollarë, ndërsa çmimi bazë i Galaxy Z Flip 4 të Samsungut në tregun kinez është 1000 dollarë.

Huawei Pocket ka një dizajn të palosshëm dhe paloset në një katror të vogël. Duket i ngjashëm me Galaxy Z Flip 4, por nga jashtë ka dy rrathë të mëdhenj, njëri me një kamerë dhe tjetri me një ekran të jashtëm që tregon kohën dhe njoftimet e ardhshme. Ky ekran mund të përdoret gjithashtu kur bëni foto selfie për shkrepjen më të mirë të mundshme.

Telefoni ka një ekran të brendshëm OLED të palosshëm 17.5 centimetra, si dhe një ekran të jashtëm 2.5 centimetra. Pajisja mundësohet nga një procesor Snapdragon 778G, që do të thotë se është i kufizuar në lidhjen LTE.

Shitjet në Kinë fillojnë më 10 nëntor me një çmim prej 820 dollarë për versionin me 128 GB, dhe 1.028 dollarë për versionin me 256 GB.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu