Huazimet që përdoren në gjuhën shqipe

Shkrim për InfoShqip.com nga Donika Bakiu

Çdo njeri është pjesë e një shoqërie, qoftë kjo e vogël në numër apo e madhe, me të cilën e ka të domosdoshme të komunikojë në çdo hap të jetës së tij për të përmbushur nevojat jetike të përditshme. Për të komunikuar e ka të nevojshme të përdorë një gjuhë të njëjtë me shoqërinë ku ai bën pjesë, pasi në të kundërt nuk mund të realizohet komunikimi. Kemi raste kur bashkëbiseduesi flet aq shumë fjalë të huaja dhe dëgjuesi nuk e kupton.

HUAZIM -Fjalë a njësi tjetër gjuhësore, që është marrë prej një gjuhe tjetër dhe përdoret në gjuhën amtare. Huazimet në gjuhën shqipe mund të themi se kanë depërtuar në të gjitha rrafshet e saj, diku më shumë e diku më pak, si: fonetikë, leksik, morfologji dhe sintaksë. Huazimet fonetike janë të rralla, sepse nuk kemi huazim të drejtpërdrejtë të fonemave. Deri tani në gjuhën shqipe nuk ka raste të huazimeve fonetike, por mund të themi se ka prirje të tilla. Huazimet morfologjike kanë të bëjnë më shumë me huazimet e mjeteve fjalëformuese, si parashtesa e prapashtesa. Huazimet sintaksore kanë hyrë në shqipe kryesisht nëpërmjet gjuhës së shkruar.

Leksiku -Tërësia e fjalëve që ka një gjuhë, një dialekt ose një e folme; fjalori. Leksiku i përgjithshëm (dialektor, krahinor), është rrafshi që preket më shumë nga huazimet . Huazimet kanë depërtuar edhe në terminologjinë e fushave të ndryshme si: administrativo – juridike, gjuhësore, mjekësore, sportive, informatike, ekonomike etj. Huazime të huaja kemi edhe tek emërtimet në radio dhe televizione dhe emisioneve që ato transmetojnë.

Një pjesë e konsiderueshme e huazimeve kanë mundësi zëvendësimi me fjalë shqipe . Huazimet e panevojshme që mund t’i zëvendësojmë me fjalë nga burimi i vetë gjuhës shqipe janë: mjedisor për ambient, thirrje për apel, të lumtë për bravo, zbukurim për dekor, i saktë për ekzakt, i rremë për fals, i njëjtë- përidentik, brarierë-pengesë,esencë-thelb,infinit-pafundësi,inspirim-frymëzim,violencë-dhunë,posedoj-zotëroj etj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu