Vila katërkatëshe, e cila u shemb plotësisht nga tërmeti në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ishte klasifikuar si e pabanueshme që në tërmetin e 21 shtatorit.
Gazetari i Ora News, Leonidha Musaj thotë se nga 10 anëtarë të kësaj familje, 9 kanë humbur jetën dhe vetëm një arriti të shpëtojë.
“Ajo që dua të them është një mesazh, që duhet të zbatojmë ligjet e shtetit shqiptar. Nëse do të kishim dëgjuar udhëzimet e autoriteteve do të kishim më pak viktima, i referohem vilës 4-katëshe në zonën e ish-kënetë. Ajo vilë ishte paralajmëruar në tërmetin e datës 21 shtator dhe ishte klasifikuar nga inxhinierët si objekt i pabanueshëm. Por familjarët, familja Lala me 10 anëtarë që nuk iu bindën atij urdhri dhe sot kemi të bëjmë me 9 viktima të asaj familje”, tha gazetari Musaj.










