Humbi vajzën 17-vjeçare, përlot drejtori i Vllaznisë: “Faleminderit për gjithçka, por Zoti me sa duket e deshi atë për vete”

Një lajm tragjik ka tronditur qytetin e Shkodrës. Vajza e drejtorit të Akademisë së Vllaznisë, Alban Hasanit, ka ndërruar jetë në moshën 17-vjeçare si pasojë e alergjisë nga anestezia gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale. Lajmin e ndarjes nga jeta të Vesës e ka bërë të ditur klubi i Vllaznisë, ku nëpërmjet një postimi i shpreh ngushëllime familjarëve.

Në një reagim të shkurtër për “Shkodra Sport”, Alban Hasani ka folur për ndarjen nga jeta të vajzës së tij duke u shprehur se Zoti ka dashur që ta marrë Vesën pranë vetes para kohe.

“Zoti e paska shkruar që Vesa të largohet nga ne shumë para kohe, megjithatë në emrin tim dhe të familjes sime, dua të falënderoj të gjithë personelin e Spitalit Rajonal Shkodër, në veçanti reanimatorët dhe infermierët për përkujdesjen e treguar. Faleminderit për gjithçka që bëtë për vajzën tonë, por Zoti me sa duket e deshi atë për vete”, -u shpreh ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu