Humbja e Bashkim Finos, 29 Marsi shpallet ditë zie në Shqipëri

Dita e sotme është shpallur ditë zie, pas vdekjes së deputetit Bashkim Fino. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama. Mësohet se në të gjitha institucionet flamuri do të ulet në gysmë shtizë.

Kujtojmë se Bashkim Fino, ish-kryeministër i Shqipërisë, u nda nga jeta për shkak të infektimit me COVID-19. Ai nuk ka mundur dot t’i mbijetojë sëmundjes. Fino është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare. Parlamenti ka njoftuar zhvillimin e homazheve, nga ora 11:00 deri në orën 14:00. Varrimi i Finos bëhet në orën 16:00.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu