Humori i kompanisë Emirates: Njerëzit e besojnë projektin “APR001” që lehtë asocionte në 1 Prill!

Kompania e njohur Emirates ua ka shtuar aeroplanëve edhe kuvertën e treta, me pishinë, me palestër dhe park. Por, vetëm për ditën e gënjeshtrave – 1 Prill.

Kur në mesnatë “lindi” 1 Prilli, Emirates në Instagram ka postuar foto të aeroplanit të tyre të së ardhmes: aeroplan me tre kate dhe lukse të papara, transmeton Telegrafi.

Këtë projekt Emirates e ka quajtur “APR001”, që ashiqare tregon se fjala është për shaka, pra për 1 Prill.

Disa këtë shaka e kanë besuar, e disa janë nervozuar. Sidoqoftë, në të ardhmen diçka e tillë nuk do të jetë e pamundur, apo jo? /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu