I dëmtuar prej dy muajsh, Messi përgatit rikthimin në fushë

Leo Messi po përgatit rikthimin në fushën e lojës. Sulmuesi argjentinas mungon prej dy muajsh, pas dëmtimit të pësuar në finalen e Kupës së Amerikës, ndaj Kolumbisë.

Messi dëmtoi kyçin e këmbës dhe prej kohësh ka nisur rikuperimin. 37-vjeçari duket se ka hedhur pas krahëve dhe po përgatit rikthimin.

Lojtari ka nisur stërvitjen individuale dhe nëse gjithçka shkon sipas planeve, do të rikthehet të luajë një ndeshje pas dy javësh.

Kujtojmë se Messi është pjesë e Inter Miami në Major League Soccer në SHBA. /tvklan.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu