I dha fitoren Juves me një gol spektakolar, Duglas Kosta: Pavarësisht acarit, ja çfarë treguam sot

Duglas Kosta vendosi ndeshjen e Juventusit mbrëmjen e sotme përballë Lokomotivës së Moskës, me një gol spektakolar në minutën e 93-të.

Braziliani ndaloi të fliste për mikrofonët e “Sky” pas ndeshjes, ku u shpreh: “Ky është një nga golat më të rëndësishëm që kam shënuar me fanellën e Juves. Jam i lumtur që u futa dhe ndihmova ekipin. Roli në fushë? E kam bërë ‘playmaker’ 5 apo 6 vite më parë, por tani duhet të përshtatem sërish.

Përveç të ftohtit që nuk jemi mësuar, këtë mbrëmje treguam se luajtëm si një skuadër dhe ia dolëm të arrijmë një sukses të rëndësishëm, që na kualifikon për më tej”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu