I kërkuan me zor 50 mijë euro një bismezmeni, e pësojnë keq 3 gjobvënësit në Durrës

Tre persona kanë rënë në pagat e policisë së Durrësit, pasi akuzohen se kanë vënë gjobë ndaj një sipërmarrësi në qytetin bregdetar.

Zyrtarisht mësohet se tre të ndaluarit i kishin vënë gjobë 50 mijë euro një biznesmeni, shtetasit me iniciale N.L., banues në Durrës.

Njëri prej të ndaluarëve paraqet rrezikshmëri të lartë në fushën e krimeve ndaj personit.

Të prangosurit janë:

-L. Z., 45 vjeç, banues në Fushë Krujë, me rrezikshmëri të lartë në fushën e krimeve ndaj personit.

-E. Sh., 26 vjeç, banues në Krujë.

-K. E., 40 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës.

Në cilësine e provës materiale janë sekuestruar shuma prej 5000 eurosh, 3 aparate celularë dhe 1 automjet.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë “, në bashkëpunim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu