I kishte mbetur një pyetje e fundit, kërkoi mundësin të telefonoi një mik, por pyeti diçka që askush nuk e priste

Suedezi Jonas von Essen e arriti pyetjen e fundit të kuizit “A doni të bëheni milioner” pa asnjë ndihmë. Në pyetjen e fundit ai kërkoi ndihmë “thirri një mik”, por pyeti diçka që askush nuk e priste, transmeton InfoShqip.

31-vjeçari, i cili është dy herë kampion bote i kujtesës, bëri përshtypje me njohuritë e tij dhe madje arriti në pyetjen përfundimtare për një milion korona suedeze (rreth 90 mijë euro) pa ndihmë.

Në pyetjen e fundit, ai përdori ndihmën e një shoku. Shikuesit dhe drejtuesi prisnin që Jonas t’ia lexonte pyetjen një milion dollarësh shokut të tij, por ai kishte një ide tjetër.

David, a ke plane për të shtunën e ardhshme? Do të të ftoja në një festë“, tha Jonas, i cili padyshim e dinte përgjigjen edhe për pyetjen e fundit.

Prezantuesi dhe publiku nuk kanë mundur të mos qeshin gjatë gjithë kohës që po fliste me mikun e tij. Për çdo rast, Jonas ka përdorur edhe ndihmën e “gjysmë-gjysmës” dhe më pas ka thënë përgjigjen. Duke e ditur se kishte të drejtë, u hodh në karrige dhe festoi.

Ai i tha gazetës suedeze Aftonbladet se kur e pa pyetjen, ishte shumë i sigurt se e dinte përgjigjen.

U ula dhe mendova se çfarë mund të bëja, sepse e dija përgjigjen. Pse nuk duhet të argëtohem? Do të ishte vërtet absurde të ishte gabim“, tha ai. Me paratë do të blejë çorape shumëngjyrëshe dhe do t’i përkushtohet gjërave që do./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu