I krahasuan strategjitë e tij me ato të Luiz Ejllit, shpërthen banori i BBVK: Nuk jam këtu për të gënjyer

Pjesë e Big Brother Vip Kosova 2 është bërë edhe një prej personazheve më karizmatikë dhe interesantë në Kosovë gjatë viteve të fundit, Visar Dërmaku i njohur si Gani Gërmia.

Visari është i njohur si njëri prej gazetarëve më provokativ në Kosovë por edhe si humorist dhe aktor.

I njohur si Gani Gërmia, Visari pritej që prej fillimit të shkaktonte situata në shtëpi me humorin e tij të hollë dhe interesant.

Siç pritej ai edhe pse ka vetëm pak ditë që ka nisur lojën, duket se ka fituar mjaft shumë zemrat e shikuesve.

Bashkë me këtë pëlqyeshmëri kanë nisur dhe krahasimet e para, ndërsa shumë po i krahasojnë strategjitë e tij me ato të fituesit të edicionit të dytë të ‘Big Brother Vip Albania’, Luiz Ejlli.

Në ‘prime-in’ e djeshëm, duke iu përgjigjur këtyre zërave, ai është shprehur se nuk bën kurrsesi një lojë të tillë që 3 ditë gënjen e të tjerat ndryshon, duke ironizuar kështu Ejllin.

Kam për t’i treguar Big Brother-ave të kaluar që nuk jam me rrejt ditë 3 e ditën e 7 ditët e tjera me fol e më bo si i depresionu’, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu