I moshuari nga Prishtina pasi e gjen xhaminë të mbyllur: Këtu falna qe 50 vite, çfarë virusi është ky

Myslimanët anembanë botës sot kremtojnë njërën nga festat kryesore të islamit, atë të Kurban Bajrami. Për shkak të pandemisë COVID-19 dhe rrezikut të përhapjes, falja e namazit të kësaj feste nuk lejua të bëhet nëpër xhamitë e Kosovës.

Derisa ora shënonte 06:03 minuta kur edhe ishte koha për faljen e namazit të Kurban Bajramit përveç ezanit, në xhamitë e kryeqytetit nuk pati besimtarë për ritualet fetare.

Për 50 vite çdo namaz të Kurban Bajramit e ka falur në xhaminë “Sulltan Mehmeti” në Prishtinë, por dita e sotme të moshuarin Riza Syla e gjeti para dyerve të kësaj xhamie.

Kishte ardhur për t’u falur por ai nuk u lejua ta kryejë këtë obligim, e këtë lajm ia kumtuan pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët kishin dal për t’u kujdesur për zbatimin e masës për mosfalje të Kurban Bajramit.

Syla nuk pajtohet me vendimin e qeverisë për ndalimin e faljes së namazit të Kurban Bajramit nëpër xhami.

“Kam ardhur, por nuk qenka askush. Këtë vendim nuk po e shoh të mirë shkurt edhe shqip ku e gjetën ditën e Bajramit me i vendos këto masa me i mbyll xhamitë, nga erdhi kjo…Me çka po e shërojnë këtë virus? Me paracetamolë. Çfarë virusi është ky? Virus dhe grip i përgjithshëm… Në këtë xhami qe 50 vite falna”, thotë ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu