I nxjerr gishtin e mesit Donald Trumpit, çfarë i ndodhë asaj

Një cikliste që u hoq nga puna për shkak të fotos së saj virale, ku shfaqet ku shfaqet teksa bën një gjest fyes ndaj eskortës së presidentit Donald Trump, hedh në gjyq ishpunëdhënësin e saj.

Juli Briskman u shkarkua nga kontraktori i qeverisë Akima LLC në nëntor 2017, pasi një fotograf shkrepi një foto dhe kapi momentin kur kalonte presidenti, duke bërë një veprim që i kushtoi shumë.

“Amerikanët nuk duhet të detyrohen të zgjedhin midis parimeve të tyre dhe pagesave të tyre”, thotë padia e saj.

Avokatët e saj argumentojnë se e drejta e saj për fjalën e lirë u shkel nga një foto.

Briskman, 50 vjece, ishte në një udhëtim me biçikletë në një fundjavë në tetor të 2017 në rrethinat e Uashington DC, kur ajo hasi në autokolonën e blinduar presidenciale.

Por një fotograf që ishte pas saj ndau imazhin me gazetarët dhe shpejt u bë pjesë e komedianëve të natës së vonë.

“Asnjëherë nuk e imagjinova se një gisht ndaj makinës presidenciale do të më kushtonin punën time”, thote nëna e dy adoleshentëve në një deklaratë që shoqëronte padinë e saj.

Pasi u pushua nga puna, në internet u hap një numër llogarie për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar atë deri sa ajo të gjente një punë të re.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu