I quajti shqiptarët kriminelë, Begaj i përgjigjet ministres britanike, propozon hapjen e mikrokonsullatës angleze në Kukës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka komentuar deklaratën e ministres së brendshme britanike, e cila tha se shqiptarët që shkojnë në vend ilegalisht me gomone po pushtojnë Mbretërinë e Bashkuar, duke i cilësuar ata si kriminelë.

Begaj tha nga sot nga Kukësi se nuk është dakord me deklaratat e bëra nga ministrja britanike për shqiptarët.

Ai tha se ka kërkuar hapjen e një mikrokonsullate angleze në Kukës që të bëjë të mundur që qytetarët të ikin me viza të rregullta të përkohshme për të punuar si punëtorë sezonal.

“Nuk jam dakord me deklaruarat e bëra nga ministrja e brendshme, nuk mund të anatemohen dhe të etiketohen si pushtues për faktin që shqiptarët jetojnë e punojnë kudo në bote, janë integruar në shumë vende të botës dhe kanë ndërtuar jetën dhe punuar në mënyrë normale duke paguar taksa, nuk është e drejte te bullizohen ne kete lloj gjeje. I kam kërkuar qeverise britanike investimet e saj ti beje ne drejtim te zonave ku ka emigrante, rruga e duhur për mua dhe kërkesa ime ndaj tyre është investimet e qeverise angleze ne ketë rajon”, tha Begaj nga Kukësi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu