‘I rrafshuar me tokë’: Kështu duket një qytet në Ukrainë që ka rënë në duart e rusëve

Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës ka postuar në Twitter dy fotografi të tmerrshme të qytetit Marinka në rajonin lindor Donetsk të Ukrainës.

Ata duket se tregojnë se si qyteti është shkatërruar – përkatësisht “i rrafshuar me tokë” sipas fjalëve të ministrisë, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

“Marinka ukrainase në rajonin e Donetskut. Dikur ishte shtëpi për rreth 10,000 njerëz. Dikur ka qenë një qytet i qetë. Dikur ishte… derisa kriminelët e luftës të Rusisë e rrafshuan me tokë…”.

Dhe pamjet me dron të filmuara për agjencinë e lajmeve AP kanë prodhuar imazhe që tregojnë të njëjtën gjë.

Shefi i policisë së Marinka-s, Artem Schus, ka thënë se qyteti i tij është “shkatërruar plotësisht”.

Përveç ushtarëve, Marinka është evakuuar tërësisht sepse “nuk ka asnjë mënyrë që popullata civile të jetojë atje”, tha Schus për AP javën e kaluar.

Ai beson se forcat ruse po rrafshojnë qëllimisht rrënojat për të “shkatërruar të gjithin, pavarësisht nëse është një strehë civile apo një objekt ushtarak”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu