I rrëmbeu supertalentin, Liverpool denoncon Igli Taren

Liverpooli i është drejtuar FIFA-s, për të dënuar Igli Taren dhe Lazion të cilët sipas anglezëve i kanë rrëmbyer pa të drejtë këtij klubi një supertalent. Më saktësisht, kanë firmosur me të jashtë normave të lejuara nga FIFA sa i përket transferimeve, pasi gjithsesi futbollisti nuk kishte dashur të nënshkruante me fituesit e Ligës së Kampioneve pavarësisht insistimit të këtyre të fundit.

Ditën e djeshme, Lazio formalizoi marrëveshjen me Bobby Adekanye, një lojtar i datëlindjes 1999 i cili kishte tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij me ekipin e të rinjve të Liverpoolit dhe ishte kontaktuar edhe nga Barcelona. Lojtarit i mbaroi kontrata me Liverpoolin dhe vendosi të mos e rinovonte atë, duke zgjedhur t’i bashkohej Lazios pas ofertës që i bëri Igli Tare.

Situata nuk i ka pëlqyer Liverpoolit, që ka denoncuar në FIFA ngjarjen. Sipas mediave angleze, kontestohet mënyra se si është kontaktuar me futbollistin në fjalë. Në fakt, FIFA nuk lejon që lojtarët nën 23-vjeç të flasin lirshmërisht me klube të huaja pa i mbaruar kontrata ekzistuese, as në 6 muajt e fundit siç ndodh me futbollistë më të rritur në moshë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu