”I trishtuar për pamjet tragjike”, Albin Kurti jep mesazhin e madh për Shqipërinë pas tërmetit shkatërrues

Kandidati për kryeministër i Kosovës Albin Kurti u solidarizua me qeverinë dhe qytetarët shqiptarë për përballimin e pasojave të tërmetit të djeshëm, i cili ka shkaktuar 29 viktima.

Në një mesazh për ”Twitter”, Kurti shton se populli i Kosovës po mobilizohet për të dhënë ndihmë vullnetare për qytetarët e Shqipërisë.

”I trishtuar për pamjet tragjike të tërmeteve në Shqipëri. Kohë të tilla forcojnë lidhjen e ndjeshmërisë për njëri-tjetrin. Populli i Kosovës po mobilizohet për të dhënë ndihmë vullnetare. Kurajoja dhe forca rriten së bashku. Vajtojmë së bashku me famikjet e viktimat.”, shkruan kandidati për kryeministër i Kosovës Albi Kurti.

Pak më parë, u njoftua heqja e taksës 5 euro të kalimit në të dy anët e kufirit Kosovë-Shqipëri, ndërsa zv/kryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli komunikoi se qeveria e Kosovës është gati të sistemojë 200 familje të prekura nga tërmeti. Ndërkohë, qeveria Haradinaj e shpalli ditën e sotme ”Ditë Zie Kombëtare”, ndërsa u dhanë 500 mijë euro ndihmë nga qeveria e Kosovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu