I vidhen të dhënat nga telefoni, djali i Joe Biden në telashe! Dalin fotot ekstreme

Duket se telashet për djalin e presidentit amerikan, Joe Biden, nuk kanë të sosur. Përmbajtja e llogarisë së Hunter Bidenit në iCloud dyshohet se është hakuar nga përdoruesit e forumit 4chan, kjo pasi ata kanë postuar së fundmi disa video nga telefoni dhe kompjuteri i tij.

Konkretisht në forumin 4Chan janë shpërndarë dy video të reja, në njërën prej të cilave djali i presidentit amerikan Joe Biden, duket sikur përgatit një substancë narkotike të ngjashme me “Crack”.

Në tjetrën ai shfaqet nudo, duke lozur në pishinë.

Siç zbulon dhe “Washington Examiner”, në forum janë publikuar dhe disa tekste e-mailesh apo dhe foto të vetë presidentit, të cilat nuk dihet nëse janë autentike apo të riprodhuara.

Por bëhet fjalë për tekste dhe fotot tejet kompromentuese, të cilat kanë sjellë zemërim tek mbështetësit e Joe Bidenit.

Washington Examiner shkruan se nuk mundet dot t’i verifikojë përmbajtjet e publikuara dhe një përfaqësues i Shtëpisë së Bardhë që u kontaktua nuk iu përgjigj kërkesës për koment.

Para zgjedhjeve, Hunter Biden iu hakua laptopi, ndërsa në media u publikuan foto të tij me prostituta.

Kujtojmë se ai akuzohet dhe për disa skandale financiare gjatë këtyre viteve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu