I vjedhin makinën mërgimtarit nga Tetova, ja çka i ndodhi të nesërmen

Tetovari që nga Gjermania kishte ardhur për pushime në vendlindje mbrëmë vonë në stacionin policor ka lajmëruar se i ishtë vjedhur makina e tij luksoze e tipit “BMW”.

Por policia pas veprimeve të saj ka komunikuar ate, se është gjetur makina e tij.

“Sot rreth orës 13, në rrugën lokale Strimnicë-Çellopek policët e kanë gjetur automjetin “BMV” me targa gjermane. Përndryshe, mbrëmë rreth orës 23:40 ishte denoncuar se është marrë në rrugën “Shtipska” në Tetovë, nga ana e tetovarit 45 vjeçar R.V.”, theksoi zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski. Nuk dihet rrethanat se përse iu mor makina, në kohën kur mërgimtari e kishte lënë ate të parkuar me çelësa.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu