I zhgënjyeri Dybala i është ankuar Paraticit pas ndeshjes ndaj Crotones

Paulo Dybala duket të jetë zhgënjyer me qëndrimin prej 90 minutash në bankën rezervë në ndeshjen kundër Crotone. Argjentinasi, i cili akoma nuk ka luajtur këtë sezon në Serie A, e shikoi gjithë sfidën nga banka, ndërsa sipas Tuttosport, pas ndeshjes i është ankuar drejtorit Fabio Paratici.

26-vjeçari ka pasur probleme gastrointestinale gjatë ndeshjeve të Argjentinës, ashtu që nuk u angazhua për kombëtaren.

Ai nuk ishte i gatshëm për lojë të plotë ndaj Crotones, megjithatë ishte pritur që trajneri Andrea Pirlo ta përfshinte në lojë së paku për disa minuta.

Megjithatë, ‘La Joya’ nuk luajti aspak, prandaj i është ankuar drejtorit sportiv gjatë hyrjes në tunel drejt zhveshtores.

Sipas Tuttosport, ai nuk ka qenë i kënaqur me zgjedhjet që i ka bërë trajneri në ndeshjen që u mbyll baras dhe këtë ia ka bërë me dije Paraticit.

“Dybala po kthehej pas problemeve gastrointestinale dhe ishte stërvitur vetëm një ditë më parë. Nuk ishte ndeshja ideale për t’i dhënë minuta”, ka thënë Pirlo për DAZN pas takimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu