I zi, i heshtur dhe i frikshëm: Zbulohet arma e çuditshme e Turqisë (VIDEO)

Turqit kanë ndërtuar një lloj të ri arme që funksionon si minë detare kundër anijeve dhe mjeteve lundruse.

“Vatoz” quhet mina e re detare, e cila mund të kontrollohet nga larg dhe lundron si një peshk i zakonshëm deri tek objektivi.

Pasi ngjitet tek anija apo nëndetësja, ajo shpërthen duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, raporton Albeu.com.

Droni i ri detar ka një shpejtësi rreth 8-9 kilometra në orë dhe mund të lundrojë në mënyrë të pavarur për 12 orë.

“Vatoz” mund të funksionojë edhe për qëllime spiunimi duke dërguar mesazhe të koduara në drejtim të bazës.

Kjo armë e re nuk është futur ende në përdorim në forcat ushtarake turke pasi deri më tani po testohet. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu