Ibra dhe Ancelotti bashkë në Premierligë?

Zlatan Ibrahimovic është në bisedime te avansuara me skuadrën e njohur nga Premierliga Angleze, Everton.

24 orë pasi që Everton ka arritur në parim marrëveshje me Carlo Ancelottin, tani skuadra nga Liverpooli është afër që të sigurojë edhe sulmuesin e famshëm suedez.

Dyshja ka punuar bashkë sa ishin te PSG ku kishin fitues disa trofe së bashku.

Ibrahimoviq është futbollist i lirë pas largimit nga LA Galaxy. Shumë skuadra janë të interesuara për të, ndërsa kalimi te Milani vlerësohej si më i afërti.

Por, duket se oferta e Everton është më joshëse dhe shpejt pritet zyrtarizimi i tij te Everton.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu