Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirja Ibrahimi, ka publikuar një shkrim pas takimit të liderëve të partive shqiptare të maqedonisë në zyrën kryeministrore në Tiranë, takim i cili nga disa u shfrytëzua për të akuzuar Besën për ulje në tavolinë me Ali Ahmetin, raporton InfoShqip.
Ibrahimi përgënjeshtron duke thënë se takimi ishte me ftesë të kryeministrit të shqipërisë, Edi Ramës, dhe jo me ftesë të Ali Ahmetit, prandaj Besa nuk e ka thyer Besën, ata ndjehen të nderuar nga ftesa e kryeministrit dhe e nderuan konakun e tij me prezencën e tyre./InfoShqip.com










