Ibrahimi: Dëshirojmë të jemi adresa e 120 mijë votuesve opozitar që janë në Maqedoni

Sekretari i Përgjithshëm i partisë Alternativa, tha se në kampin politik shqiptarë, në çdo cikël zgjedhore, votat opozitare janë rreth 120 mijë vota. Ai tha se qëllimi i bashkëpunimit të tyre me Lëvizjen BESA, është që të jenë adresa e votuesit opozitar në Maqedoninë e Veriut.

“Ne si shqiptarë i kemi diku 120 mijë vota anti BDI në çdo cikël zgjedhore, Nëse ju e gjykoni se ne mund të marrim 2 deputetët, i bie që krejt ato vota i shkojnë BDI-së dhe Aleancës këtë as Artan Grubi as në ëndërr nuk e sheh. Analiza jonë e sheh se një bashkëpunim me Lëvizjen BESA e bën këtë bashkëpunim të jetë adresë e votuesit opozitar. Ne nuk themi se ky është votues i imi ose i yti. Kështu është dëshmu në çdo cikël zgjedhor. Në çdo cikël zgjedhor e ke atë numër që i shkojnë opozitës. Bashkë me BESËS e fitojmë BDI-në për shkak votës opozitare”, u shpreh Ibrahimi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu