Ibrahimi: Kur bie shi në botën e qytetëruar është freski e dhunti, ndërsa në Çair e shfaq llumin e mashtrimit dhe korrupsionit

Rreshjet e dendura të shiut të ditës së djeshme shndërruar Çairin në një pellg llumi. Lidhur me këtë, ka reaguar me një postim në rrjetin social Facebook, Zeqirija Ibrahimi nga Alternativa, shkruan InfoShqip.

Në postimin e tij, Ibrahimi thotë se në vendet e qytetëruara kur bie shi sjell freski, ndërsa në Çair nxjerr në sipërfaqe llumin e mashtrimit, ku për kaq vite Çairin e blertë e kanë kthyer në ferr të errët.

Në Vazhdim postimi i plotë i Zeqirija Ibrahimit:

“Kur bie shi në botën e qytetëruar, kjo është freski dhe dhunti.
Kur bie shi në Çair, kjo është mënyrë për t’ua nxjerrë në sipërfaqe llumin e mashtrimit dhe korrupsionit këtyre që për kaq vite Çairin tonë, nga një park të blertë, e shndërruan në një ferr të errtë.
P.S. Mos të harroj edhe një pyetje: si po shkon puna me ato mijëra parkingjet që po i ndërtojnë me Behxhet Pacollin?”-përfundon ai. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu