“Në PSP-në janë të ngritura padi për funksionarë të BDI-së të cilët kanë bërë keqpërdorime në zgjedhjet dhe kjo flet për legjitimitetin e tyre” Kështu ka thënë Zeqirja Ibrahimi në debatin në TV 21 ku mes tjerash tha se shqiptarët e Maqedonisë i kanë parë xhirimet e funksionarë të BDI-së të cilët kanë shkuar për të dhënën deklaratën e tyre për shkak se PSP dyshon se ata kanë abuzuar me procesin zgjedhor.
“Ajo që do të duhet të thuhet prej kësaj bisede është fakti se kjo Qeveri ka dështuar. Kjo ishte arsyeja që të formohet PSP, e cila për fat të mirë, ka ngritur dyshime edhe për plot funksionarë të BDI-së të cilët kanë abuzuar me pushtetin”, ka thënë Ibrahimi.