Ibrahimi pyet Artan Grubin: A po ta jep Amerika vizën?

Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka pyetur publikisht Ministrin Artan Grubi rreth informacioneve se kërkesa e tij për vizë është refuzuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ibrahimi theksoi se ata që e akuzojnë opozitën se gjoja nuk është rreshtuar me Perëndimin, i kanë dyert e mbyllura nga ShBA-ja.

“Mua më duhet ta pyes edhe një here Artan Grubin, a ka vizë amerikane apo s’ka?! E nëse ka, është mirë ta publikojë, ndërsa nëse nuk ka, për çfarë dyshojmë ne, është mirë të japë shpjegim se për çfarë arsye nuk ka, cila është arsyeja e sigurisë që e ka ndaluar të ketë vizë amerikane?”, pyeti Ibrahimi.

Prej kohësh në opinion po qarkullojnë informacione se ish-zv/kryeministrit të parë, tani Ministër i Sistemit Politik Artan Grubi, i është refuzuar viza për udhëtim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu