Ibrahimi: Qytetarët kërkojnë ndryshime dhe janë të lodhur nga qeverisja e Ahmetit

Dikush më shumë, dikush më pak, e dikush pa asnjë këshilltar në Këshillin Komunal të Tetovës. Sipas njohësve të proceseve politike në vend, rezultatet e zgjedhjeve kanë treguar se qytetarët nuk u besojnë kuadrove të vjetra partiake, për këtë shkak i këshillojnë partitë politike të rifreskohen me kuadro te reja.

“Mesazhi nga zgjedhjet në Tetovë është i qartë, qytetarët kërkojnë ndryshime dhe janë të lodhur nga qeverisja e Ahmetit. Paraqitja e figurave të vjetra dhe të mërzitshme të BDI së në fushatat e partisë ishte gabim i madh i Ahmetit dhe shtabit të tij. Tani pas humbjes Ahmeti dhe BDI e Tetovës duhet të reflektojë. Mos të harrojmë se zgjedhjet ne Tetovë kanë karakter administrativ dhe një test për fuqinë e partive politike”, ka deklaruar për KOHA, Selim Ibraimi, analist.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu