Sekretari i Përgjithshëm i partisë Alternativa Zeqirija Ibrahimi ka reaguar me një shkrim në rrjetin social facebook lidhur me debatin mbi heqjen e 20%, ku shkruan me ironi se veç gjuha shqipe në kushtetutë po e pengon integrimin, shkruan InfoShqip
Ibrahimi vazhdon statusin e tij duke vazhduar ironinë se futja e gjuhës shqipe në kushtetutë pengon integrimin në BE, ndërkohë ndryshimi i emrit të shtetit dhe futja e bullgarëve në kushtetutë po e ndihmojnë.
Në vazhdim postimi i plotë:
“Shumë interesant – veç gjuha shqipe në kushtetutë e penguaka integrimin në BE.
Ndryshimi i emrit të shtetit dhe futja e bullgarëve në kushtetutë po e ndihmuaka integrimin në BE.
Andej hipokrizi, këndej servilitet!” përfundon ai..InfoShqip.com