Ibrahimovic: Kështu më bindi Pioli të rinovoja me Milanin

Zlatan Ibrahimovic rrëfehet në një intervistë për Sky Sport Italia. Fillimisht bomberi suedez tregoi prapaskenat sesi e bindi Stefano Pioli të rinovonte kontratën e tij me Milanin. Ai foli edhe për objektivat e skuadrës si dhe i bëri një analizë karakterit të tij, duke e cilësuar veten një fitues.

“E respektoj shumë Piolin. Në verë kur ende nuk kisha vendosur për të rinovuar ai më kërkonte vazhdimisht. Ma bëntë të qartë se nëse nuk do të isha unë, do të ishte një ekip tjetër. Shkova me pushime dhe mendova se do të ishte një sfidë interesante. Nuk doja të tërhiqesha nga futbolli i penduar. Kështu që thirra Mino Raiolën dhe i thashë që të mbyllte kontratën“, kujton suedezi.

Objektivat? Ekipi është i uritur, por ne nuk kemi ëndrra apo objektiva pasi i marim ndeshjet një e nga një. Jemi një skuadër e re, ata nuk janë mësuar të fitojnë, por gjëja më e rëndësishme është që të mos relaksohen. Këtu fillon detyra ime. Nuk jemi Inter apo Juventus, të cilat kanë skuadra më me eksperiencë me ne. Këtë fakt e pamë në ndeshjen kundër Rio Aves, pasi ai pak presion i preku kur duhej të luanin për diçka“, vazhdon Ibra.

Mendoj se kjo skuadër mund të synojë kualifikimin për në Champions League. Cilësia dhe talenti nuk janë kurrë të mjaftueshme, pasi çdokush ka nevojë për sakrificë dhe disiplinë. Për sa më përket mua, nuk jam Michael Jordan. Kam atë stil si ai, është një mentalitet fituesi. Disa thonë që e teproj, por nëse jam akoma këtu ka një arsye. Jo të gjithë e kuptojnë. Në jetë zgjedh ose të hash gjahun ose të jesh ti gjahu. Unë kam zgjedhur të ha“, përfundon Ibrahimovic.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu