Ibrahimovic: Ky është lojtari që më emocionon njësoj si Ronaldo

Zlatan Ibrahimovic ka zgjedhur Kylian Mbappen si lojtarin e vetëm që e emocionon kur luan në fushën e blertë. “Bomberi” suedez nuk nguron ta krahasojë Mbappen me ish-sulmuesin legjendar brazilian, Ronaldon.

“Gjithmonë ka qenë Ronaldo braziliani. Kur ai luante, të gjithë donin ta kopjonin, lëvizjet e tij dhe gjithçka. Ai kishte stil shumë elegant. Ai ishte lojtari që më bëri të qëndrojë para televizorit për të parë ndeshje”, ka thënë Ibrahimovic.

Kur u pyet nëse ka ndonjë futbollist që i kujton Ronaldon, Ibrahimovici tha se Mbappe i Paris Saint-Germainit e emocionin pothuajse në të njëjtën mënyrë siç bënte dikur “fenomeni”.

“Ndoshta Mbappe e bën dallimin, ai është i ri, ne shpresojmë se ai do të vazhdojë të punojë shumë. Që në moshën 19-vjeçare, ai është një yll i vërtetë. Shpresoj të jetë i uritur dhe të ketë pasion për futbollin, të rritet dhe të bëjë edhe më shumë”.

Njëjtë si Ronaldo, Mbappe e ka fituar trofeun e Kupës së Botës si adoleshent dhe që të dy njihen për shpejtësinë e tyre dhe për saktësinë para portës kundërshtare”, tha Ibra.

I njohur me nofkën “El Fenomeno”, Ronaldo brazilian e shijoi një karrierë të mrekullueshme në Europë, duke luajtur me klube të mëdha si, Barcelonën, Real Madridin, Interin dhe Milanin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu