Ibrahimovic: Nuk ia bëj “hallall” Berlusconit që më shiti pa lejen time

Transferimi te PSG ende nuk është harruar për Zlatan Ibrahimovic, i cili e ka rikujtuar edhe sot kur është ngacmuar për Silvio Berlusconi.

Mes shumë pyetjeve kurioze të gazetarëve, u ndal gjithashtu edhe në lidhje me presidenti i tij i vjetër në kohën e përvojës së tij të parë në Milano.

“Kavalieri” kishte kritikuar praninë e Ibrahimovic në Sanremo, por lojtari kuqezi thotë tjetër gjë.

“Ai e tha këtë, por unë mendoj se ai do të më kishte dhënë OK për të ardhur në Sanremo. Për këtë jam i sigurt. Unë e dua atë, kemi një marrëdhënie të mirë edhe pse ai më bëri keq kur më shiti te PSG pa lejen time”, ka thënë Ibrahimovic.

Suedezi do të mungoj të paktën në katër ndeshjet e radhës te Milani pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen kundër Romës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu