Ibrahimovic pritet të jetë gati për ndeshjet me Juventusin dhe Lazion

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, thuhet se do të kthehet me kohë për t’u përballur me Lazion dhe Juventusin në Serie A.

38-vjeçari pësoi një dëmtim të kyçit të këmbës gjatë stërvitjes javën e kaluar dhe u kthye këtë javë për t’iu nënshtruar testeve të mëtejshme.

Sipas Corriere dello Sport, testet e reja dje (e enjte) kanë zbuluar se suedezi duhet të kthehet në kohë për dy ndeshjet e mëdha në fillim të korrikut.

Milani është planifikuar të përballet me Lazion në Olimpico më 4 korrik dhe të presë Juventusin tre ditë më vonë.

Kjo do të thotë që veterani mund të humbasë katër ndeshjet fillestare pas pushimit, përfshirë edhe ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales kundër Juventusit në Coppa Italia.

Gazeta tregon se Ibra do t’i nënshtrohet një kontrolli të ri brenda 10 ditëve dhe do të qëndrojë në Itali kësaj radhe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu