Ibrahimovic “shpërthen” ndaj trajnerit të Suedisë

Trajneri i Suedisë Jan Andersson, ka marrë akuza të rënda nga Zlatan Ibrahimovic. Legjenda nuk është ftuar për dy ndeshjet e tetorit ndaj Maltës dhe Spanjës.

“Lojtarët që janë me origjinë nga shtetet e tjera nuk ftohen te Suedia. Më thoni sa lojtarë që nuk kanë prejardhje nga Suedia janë ftuar? Asnjë. Kjo duhet të ndryshojë, sepse në Suedi jetojnë rreth 20% të njerëzve që kanë origjinë nga vendet tjera të Evropës”, deklaroi Ibrahimovic.

38- vjeçari që luan te LA Galaxy, ka regjistruar më së shumti paraqitje në fanellën e Suedisë. Në 116 ndeshje ai ka shënuar plot 62 gola.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu