Icardi beson se do t’i përmirësojë marrëdhëniet me Interin

Mauro Icardi raportohet se beson që Interit do ta kthejë atë në skuadër për sezoni e ri 2019/20, nëse zikaltrit nuk arrijnë ta transferojnë Edin Dzekon nga Roma.

Trajneri i ri, Antonio Conte, deri më tani s’ka pranuar t’ia japë edhe një mundësi Mauro Icardit, pasi që sulmuesi argjentinas s’kishte pranuar të luajë për skuadrën në ndeshjet pasi iu mor shiriti i kapitenit, transmeton Gazeta Express.

Ndërkohë, zikaltrit e kanë sjellë në skuadër Romelu Lukakun për ta veshur fanellën me numër nëntë dhe ata janë duke punuar edhe për transferimin e Edin Dzekos nga Roma, duke e bërë të qartë se nuk e shohin Icardin si pjesë të planeve për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, Dzeko mbetet ende futbollist i Romës e madje boshnjaku është ftuar nga klubi për ndeshjen miqësore kundër Arezzos të shtunën.

Argjentinasi gjithashtu nuk ka arritur ta sigurojë një transferim këtë verë dhe Sky Sports Italia raporton se ai tani është i bindur se Conte do ta përdorë atë gjatë sezonit, nëse nuk arrin ta blejë Dzekon.

Mundësia që Icardi dhe Interi t’i përmirësojnë marrëdhëniet mes vete nuk ishte vlerësuar këtë verë pasi që trajneri ia bëri atij të ditur se nuk e do në skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm dhe ai e dëshironte transferimin në Juventus.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu