Ide për ndarjen e Bosnjë-Hercegovinës, mediet flasin për një dokument ku përemendet edhe ndryshimi i kufijve të Shqipërisë

Bosnjë-Hercegovina e ka marrë seriozisht lajmin se Sllovenia, e cila në korrik merr presidencën e Këshillit të BE-së, po kërkon ndarjen e vendit. Ambasadori slloven u thirr të hënën nga Ministria e Jashtme boshnjake për të sqaruar nëse vendi i tij i ka dorëzuar vërtet BE-së një propozim për shpërbërjen finale të Jugosllavisë.

Bosnjë-Hercegovina ishte pjesë e saj dhe u nda në Federatën Boshnjako-Kroate dhe në Republikën Srpska pas luftërave të 90-ës.

Tani udhëhiqet me rotacion nga tri presidentë. Sipas kryetarit kroat të presidencës, Zhelko Komshiç, në një bisedë joformale në muajin mars me homologun slloven, Borut Pahor, ky i fundit e kishte pyetur nëse do të ishte e mundur që Republika Srpska të shkëputej paqësisht.

Komshiç e kishte kundërshtuar bashkë me kryetarin tjetër boshnjak, ndërsa përfaqësuesi serb, Milorad Dodik, e kishte mirëpritur si ide.

Mediet lokale raportojnë se në të njëjtën kohë kryeministri slloven kontaktoi presidentin e Këshillit Europian, Sharl Mishel, për ta bërë realitet propozimin për ndryshimin e kufijve si të Bosnjë-Hercegovinës, edhe të Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, madje edhe Shqipërisë.

Por Sllovenia thotë se nuk e kërkoi këtë gjë.

Presidenti Pahor në mënyrë të përsëritur është shprehur kundër idesë së shpërbërjes së Bosnjë-Hercegovinës dhe rivizatimit të kufijve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekt, dhe nga shqetësimi prej këtyre ideve, ai edhe u bëri pyetjen tre bashkëbiseduesve të tij gjatë vizitës në Sarajevë në muajin mars,” njoftoi zyra e presidentit slloven.

Edhe zëdhënësi i Këshillit Europian ka thënë se nuk është në dijeni të një dokumenti që kërkon shpërbërjen e Bosnjë-Hercegovinës, ndërsa përfaqësuesi serb i presidencës boshnjake ka paralajmëruar se ai personalisht mund të kërkojë një referendum pas një apo dy viteve, për statusin e Republikës Srpska.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu