“Ik, mos e gënje popullin”, Rama ironi me qytetarin: Shpresa vdes e fundit

Kryeministri Edi Rama është mjaft aktiv në rrjetet sociale duke shkëmbyer replika me ndjekësit, sidomos në Facebook.

Në një nga postimet që tregon disa të rinj në Korçë, që sipas tij janë vetëpunësuar në tregun global online dhe nxjerrin të ardhura shumë të mira, një qytetar i uron humbjen në zgjedhje.

“Rama shpresojmë të ikësh mos e gënje popullin” i shkruan ai.

Kreu i qeverisë thotë se këtë do ta vendosë populli në 25 prill. “Shpresa vdes e fundit, por popullin do ta degjojme ne 25 prill se tek kush beson” i përgjigjet Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu