“Ika unë Fevzo”, Rama kërkon të braktisë emisionin (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, mbrëmjen e djeshma ka qënë në emisionin “Opinion” ku ka folur rreth protestës së studentëve.
Gjatë emisionit pati shumë tensione por kulmi u arrit pas përballjes së Ramës me një student të verbër, dhe kryeministri i dha atij shkopin e Fevziut në mënyrë që ta godiste në rast se nuk mbante premtimet.

Pas kësaj ka reaguar edhe pedagogu, Marku kërkoi fjalën në studio, duke deklaruar se protestonte ndaj kësaj parodie të kryeministrit me studentin me aftësi të kufizuar.

Ai tha se kjo është gjëja më e ulët dhe më e ndyrë që një kryeministër bën me një njeri që shkon aty për t’iu zgjidhur një problem.

“Kjo është një fyerje e madhe njerëzore që po bëhet aty. Ju lutem mos bëni shfaqje”,- tha Marku.

Kjo deklaratë e Markut e kapi mat Ramën, i cili i tha Fevziut se do të largohej nga emisioni në rast se Marku nuk kërkonte falje, çka detyroi pedagogun që ta bënte, në mënyrë që kryeministri i vendit të qetësohej dhe të ulej në karrigen e tij.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu