Ikja e të rinjve nga Maqedonia, VMRO: LSDM-BDI me politikat e tyre dëbuan 215 mijë të aftë

VMRO-DPMNE akuzon se LSDM dhe BDI me politikat e tyre të dëmshme kanë dëbuar nga vendi dëbuan nga vendi 215 mijë njerëz të aftë për punë. Sipas zëdhënësit, Naum Stoilkovski, ky trend vazhdon çdo ditë kur mijëra të rinj, të aftë për punë, mbushin autobusët dhe ikin jashtë vendit.

Sipas statistikave shtetërore, në tabelën për personat e aftë për punë, të punësuarit, ata që kërkojnë punë dhe të papunët, në fund të vitit 2021 regjistrohen gjithsej gati 1.682.000. Pas vetëm tre muajsh këtë vit, Statistikat për të njëjtën kategori, ata që mund të punojnë, numërojnë pak më shumë se 1,467,000.

Për shkak të kriminogjenitetit dhe politikave të dëmshme të LSDM-së dhe BDI-së, në këtë periudhë, sipas tabelës së Statistikave zyrtare, pothuajse 104 mijë të punësuar kanë humbur punën ose janë larguar. Por ata nuk janë në tabelën e të papunëve, sepse edhe atje numri është ulur me mbi 22.500 persona! “, tha Naum Stoilkovski, zëdhënës VMRO-DPMNE.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu