Ilaç i ri radioaktiv për kancerin e prostatës

Një ilaç i ri radioaktiv është aprovuar nga NHS për përdorim, për trajtimin e kancerit të prostatës, shkruan The Independent.
Radium-223 është një ilaç i fuqishëm i bazuar në forme të lehtë radioaktive të metalit radium. Ai jepet si infuzion në sistemin e gjakut, dhe mund të sulmoj specifikisht tumoret përmes grimcave alfa.

Infuzionet e tilla jepen një herë në muaj, për një periudhë kohore deri në gjashtë muaj, transmeton Klan Kosova.

Rregullatori i shëndetësisë NICE ka lajmëruar që pacientët me kancerin e prostatës mund t’i qasen këtij ilaçi në baza të rregullta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu