Vrasësi Boban Ilic që e përplasi për muri voglushin e vogël shqiptar, Almir Aliun, ka nxjerr në shitje po të njejtën vetur me të cilën e ka kryer vrasjen ndaj voglushit në fjalë, shkruan Zhurnal.
Mercedesi i cili duheshte të jetë provë materiale për gjykatat, ai tanimë po shitet për 3800 euro. Vella i tij Bojan Ilic e ka nxjerrur në shpallje mercedesin në fjalë duke i vënduar çmim të njejtit. Ai madje edhe po i bën publicitet kësaj veture e cila është simbol i krimit dhe vrasjes së voglushit 4 vjeçar.
Përndryshe për ditën e nesërme është parlajmëruar pikërisht për rikualifikimin e kësaj vepre, një protestë masive në Shkup për të cilën në rrjetet sociale figura të njohura publike, gazetarë, aktor kanë bërë thirrje që sa më masovikisht të dilet në protestë për të mos lejuar që Prokurorët të vrasin Almirin për së dyti herë.










