Ilija: Nëse VMRO ka mbi 55 deputetë, BDI nuk do të jetë faktor kyç (VIDEO)

Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE në revistën debatore “Click plus” në TV21 theksoi se BDI duhet të insistojë më së shumti për zgjedhje të shpejta. Sipas Dimovskit, BDI-ja e ka atë rehati në një kohë të kufizuar nga aspekti se dallimi në sondazhet që e shohim në publik, në mes të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së është i ndarë seriozisht, transmeton InfoShqip.

Tashmë po fiton një shkallë shifrash që kapin 70-80-90 mijë vota diferencë. Mendoj se BDI-ja është pak e disponuar sepse mund të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që dallimi mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së të jetë që vetëm BDI-ja si parti politike të mos jetë faktor kyç.

Dhe këtu e shoh logjikën që BDI-ja nuk është në pozitë aq komode sa ne duam ta perceptojmë”, tha Dimovski./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu